PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 67-a: Subjektet kërkuese
Kuvendi, kur ndodhet në kushtet e nenit 150, pika 2, dhe 177, të Kushtetutës, ose grupi nismëtar që përfaqëson 50 mijë shtetas me të drejtë vote, kanë të drejtë t’i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese për të kryer verifikimin paraprak të kushtetutshmërisë së çështjes së shtruar për referendum.
Gjykata Kushtetuese vendos brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës.