PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 67-b: Shqyrtimi i çështjes
Gjatë shqyrtimit paraprak të kushtetutshmërisë së çështjeve të shtruara për referendum, Gjykata Kushtetuese vlerëson vlefshmërinë formale dhe materiale të çështjes së shtruar.
Gjykata Kushtetuese nuk mund të kontrollojë rëndësinë e çështjeve të veçanta apo kushtetutshmërinë e aktit që do t’i nënshtrohet referendumit.