a) pasojat e cenimit të të drejtave dhe lirive themelore nuk ekzistojnë më;
b) gjykata ndërkombëtare ka dhënë një dëmshpërblim, pa e shoqëruar me rihapje të procesit (just satisfaction);
c) cenimi është mënjanuar nga një rregullim i ri ligjor ose forma të tjera.
6. Gjykata Kushtetuese, kur pranon kërkesën, vendos:
a) shfuqizimin e vendimit të mëparshëm të saj dhe pranimin e kërkesës;
b) shfuqizimin e vendimit të mëparshëm të saj dhe njëkohësisht të aktit që ka cenuar të drejtat dhe liritë themelore të kërkuesit dhe detyrimin e organit kompetent të nxjerrë një akt të ri ose detyrimin e organit të mos veprojë, sipas rastit.