PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 71-d: Shqyrtimi i kërkesave sipas nenit 179/1 të Kushtetutës
Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të jo më pak se një të pestës së deputetëve të Kuvendit, shqyrton rastet e parashikuara nga neni 179/1 i Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese në këtë rast shqyrton nëse ndodhet në kushtet e mosveprimit të organeve të ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të zyrtarit të zgjedhur, të emëruar apo funksionarit të lartë publik.
Gjykata Kushtetuese në fund të shqyrtimit vendos:
a) rrëzimin e kërkesës;
b) konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik.