1Funksionarët politikë të Ministrisë së Drejtësisë gëzojnë të drejtat dhe përmbushin detyrimet e parashikuara në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
2Nëpunësit civilë të Ministrisë së Drejtësisë gëzojnë të drejtat dhe përmbushin detyrimet e parashikuara në ligjin për nëpunësin civil.
3Marrëdhëniet e punës për punonjësit e tjerë rregullohen nëpërmjet dispozitave të parashikuara në Kodin e Punës.
4Magjistratët mund të komandohen në Ministrinë e Drejtësisë në përputhje me dispozitat e parashikuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Magjistratët e komanduar gëzojnë statusin e magjistratit të parashikuar në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.