PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 18: Afati për ngritjen e padisë

     1. Padia kundër veprimit administrativ paraqitet në gjykatë brenda 45 ditëve. Ky afat fillon nga:

a) data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ të organit epror, që ka shqyrtuar ankimin administrativ;

b) data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ, në rastet kur ky akt ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë;

c) data e botimit të aktit administrativ, në rastet kur ligji parashikon detyrimin për botimin e aktit;

ç) data e marrjes së dijenisë për ndërhyrjen e paligjshme të organit publik mbi të drejtat dhe interesat ligjorë të subjektit, me çdo lloj veprimi që nuk plotëson kushtet dhe formën e aktit administrativ;

d) data e mbarimit të afatit ligjor për nxjerrjen e aktit administrativ, në rastet e mosveprimit të organit administrativ, kur akti administrativ që është kërkuar të nxirret ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë;

dh) data e mbarimit të afatit ligjor për shqyrtimin e ankimit administrativ, në rastet e mosveprimit të organit më të lartë administrativ.

  1. Afati i mësipërm është 1 vit, në rastet kur akti administrativ nuk tregon qartë për të drejtën dhe afatin e padisë. Në rastin e mosparaqitjes së padisë brenda 1 viti, për arsye se udhëzimet në aktin administrativ nuk japin informacion të saktë për të drejtën e padisë, padia paraqitet edhe pas 1 viti, por, në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë nga data kur paditësi ka marrë dijeni për ekzistencën e së drejtës së padisë dhe vetëm kur paditësi jep shpjegime të besueshme për këto rrethana në padinë e tij.
  2. Padia kundër akt it nënligjor normativ duhet të paraqitet në gjykatë brenda 3 vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të aktit.
  3. Paditë për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor paraqiten në gjykatë, sipas afateve të parashikuara në ligjin e posaçëm.
  4. Paditë për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës paraqiten në gjykatë, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës.
  5. Padia për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative paraqitet brenda 6 muajve nga lindja e mosmarrëveshjes.
  6. Afatet e mësipërme janë të prera dhe shkelja e tyre shkakton humbjen e së drejtës së padisë. Këto afate shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht.
  7. Padia për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ mund të ngrihet në çdo kohë. 

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment