PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE | 49/2012
Neni 31: Revokimi ose ndryshimi i masave për sigurimin e padisë
Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palëve, kur ndryshojnë rrethanat, mund të revokojë ose të ndryshojë vendimin për sigurimin e padisë.
Kërkesa për revokim apo ndryshim të masave për sigurimin e padisë nuk pranohet për rrethana dhe fakte që nuk kanë ndryshuar ende. I njëjti kusht vlen edhe për kërkesën e riparaqitur për një masë sigurimi të refuzuar më parë nga gjykata.