PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE | 49/2012
Neni 32: Ankimi
Kundër vendimit të gjykatës për pranimin apo refuzimin e kërkesës për sigurimin e padisë, për heqjen, ndryshimin ose zëvendësimin e vendimit për sigurimin e padisë, mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën më të lartë.
Ankimi kundër vendimit që lejon masën e sigurimit nuk pezullon ekzekutimin e masës. Ankimi kundër vendimit, me të cilin ndryshohet, zëvendësohet ose hiqet masa e sigurimit, pezullon ekzekutimin e tij. Ankimi kundër vendimeve të mësipërme nuk përbën shkak për pezullimin e gjykimit të çështjes.