Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Administrativ ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosin:
a) lënien në fuqi të vendimit;
b) prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit dhe lënien në fuqi vendimit të gjykatës administrative të shkallës së parë;
c) prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit me tjetër trup gjykues;
ç) prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes.