KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 127: Kryerja e tërthortë e shërbimeve publike

1Në rastin e veprimtarisë në funksion të dobishmërisë publike apo të shërbimeve publike, që kryhen nga subjektet private apo ato publike, nën regjimin e së drejtës private, organi rregullator, mbikëqyrës a licencues, sipas ligjit, duhet të sigurojë, nëpërmjet ushtrimit të mbikëqyrjes, vazhdimësinë, universalitetin, koston e pranueshme, cilësinë e përshtatshme të shërbimit, objektivitetin dhe transparencën e procedurave dhe mosdiskriminimin e përfituesit të shërbimit publik.

2Kryerja e tërthortë e shërbimeve publike nuk duhet t’i ofrojë përfituesit të shërbimit më pak mbrojtje ligjore, në krahasim me situatën kur ky shërbim kryhej drejtpërdrejtë nga organi publik.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment