1Pala ka të drejtë të ushtrojë mjetet ligjore administrative ndaj çdo veprimi apo mosveprimi administrativ, nëse pretendon se të drejtat apo interesat e saj të ligjshëm cenohen nga ky veprim apo mosveprim.
2Përveç kur parashikohet ndryshe nga ligji, mjetet ligjore administrative mund të ushtrohen për shkak të paligjshmërisë.
3Mjetet ligjore administrative janë:
aankimi administrativ, i cili përfshin: i) Ankimin administrativ ndaj aktit admi-nistrativ ose mosveprimit të organit publik për nxjerrjen e aktit të brenda afatit të parashikuar dhe/ose veprimit procedural të organit publik gjatë procedurës administrative (Ankimi administrativ ndaj aktit administrativ); ose ii) kundërshtimi administrativ ndaj një veprimi tjetër administrativ nën regjimin e së drejtës administrative (Kundërshtimi administrativ);
brishikimi.
4Pala nuk ka të drejtë të ushtrojë për së dyti mjetet ligjore administrative për të njëjtën çështje.