1Shterimi i ankimit administrativ, është kusht paraprak për ngritjen e padisë në gjykatën kompetente për çështjet administrative, përveç rasteve kur:
aligji nuk parashikon organ më të lartë për paraqitjen e ankimit administrativ, ose kur organi më i lartë administrativ nuk është konstituar;
bligji parashikon shprehimisht të drejtën për t’u ankuar drejtpërdrejt në gjykatë;
corgani më i lartë në shqyrtimin e ankimit administrativ ka cenuar, me vendimin e tij, të drejtat apo interesat personalë të ligjshëm të një personi, i cili nuk ka qenë palë në procedurën administrative.