KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 131: Përmbajtja e ankimit administrativ ndaj aktit administrativ

1Ankimi administrativ ndaj aktit përcakton:

asubjektin që ushtron ankimin administrativ;

borganin që shqyrton ankimin administrativ;

caktin administrativ, i cili kundërshtohet ose aktin administrativ të kërkuar, i cili nuk është nxjerrë;

çobjektin dhe shkaqet për të cilat bëhet ankimi.

2Pavarësisht parashikimeve të pikës 1, të këtij neni, çdo kërkesë drejtuar organit publik vlerësohet si ankim administrativ ndaj aktit edhe nëse nuk është emërtuar shprehimisht si i tillë. Në këtë rast, qëllimi për t’u ankuar ndaj një akti administrativ, apo për të kërkuar nxjerrjen e një akti, duhet të jetë mjaftueshëm i qartë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment