1Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, ankimi administrativ mund të paraqitet ndaj një akti administrativ ose ndaj mosveprimit të organit publik për nxjerrjen e aktit të brenda afatit të parashikuar.
2Një veprim procedural i organit publik gjatë procedurës administrative, mund të ankimohet veçmas, vetëm kur ankimi parashikohet shprehimisht nga ligji.
3Veprimi procedural, sipas pikës 2, të këtij neni, është çdo akt, veprim apo mosveprim i organit publik gjatë procedurës administrative, që nuk është një akt administrativ përfundimtar apo akti administrativ i përfundimit të procedurës administrative, parashikuar në nenin 90 të këtij Kodi.