KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 161: Njoftimi nëpërmjet publikimit elektronik

1Njoftimi mund të bëhet nëpërmjet publikimit në një regjistër elektronik, të hapur për publikun, në rastin e parashikuar nga ligji i posaçëm dhe vetëm nëse marrësi është vënë në dijeni paraprakisht për datën e saktë kur bëhet publikimi.

2Njoftimi, sipas pikës 1, të këtij neni, vlerësohet si i bërë në datën e përcaktuar për publikimin vetëm nëse dokumenti është publikuar faktikisht në atë datë.

3Njoftimi i një dokumenti elektronik mund të bëhet edhe nëpërmjet shkarkimit nga një server i caktuar, i mbyllur për publikun, vetëm nëse palës i sigurohet, paraprakisht, akses nëpërmjet mjeteve elektronike autentike të identifikimit, dhe nëse ajo është vënë në dijeni me një njoftim paraprak për datën, apo periudhën e saktë kur dokumenti mund të shkarkohet.

4Njoftimi, sipas pikës 3, të këtij neni, vlerësohet si i bërë në datën e shkarkimit të tij nga serveri. Nëse shkresa nuk është shkarkuar në datën e përcaktuar, organi publik i dërgon palës një njoftim të dytë. Nëse shkresa nuk është shkarkuar në datën e caktuar në njoftimin e dytë, ajo njoftohet në një mënyrë tjetër të përshtatshme.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment