KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 162: Njoftimi publik

1Njoftimi publik bëhet në këto raste:

akur palët janë të panjohura;

bkur vendi për njoftimin nuk është i njohur dhe njoftimi nuk është i mundur, sipas nenit 151 të këtij Kodi;

ckur çdo formë tjetër njoftimi është e papërshtatshme apo e pamundur;

çnë çdo rast tjetër të përcaktuar shprehimisht nga ligji.

2Njoftimi publik bëhet nëpërmjet shpalljes së shkresës në një kënd të posaçëm për njoftimet në selinë e organit dhe në degët ose në zyrat e tij vendore, në prefekturën apo në një vend tjetër dhe ku mendohet se mund të merret dijeni nga ai/ajo, të cilit i drejtohet.

3Njoftimi publik vlerësohet i kryer pas 10 ditëve nga data e shpalljes, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni. Ky afat mund të zgjatet nga organi publik, për shkaqe të justifikuara. Data e shpalljes dhe heqjes së njoftimit përcaktohet në shkresën e vendosur në mjediset e përmendura në pikën 2 të këtij neni.

4Përveç shpalljes së shkresës në mjediset e përmendura në pikën 2, të këtij neni, organi publik publikon aktin në faqen e tij të internetit dhe gjithashtu mund ta botojë edhe në shtypin e shkruar, në dy gazetat me tirazh më të madh.

5Në rastin e njoftimit të një akti administrativ, teksti i shpallur përmban të gjitha elementet e përcaktuara në nenin 99, të këtij Kodi, me përjashtim të pjesës arsyetuese. Ai shoqërohet me të dhëna për zyrën, vendin dhe mënyrën e njohjes me përmbajtjen e plotë të aktit administrativ.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment