1Njoftimi nëpërmjet botimit në Fletoren Zyrtare ose në buletinet e njoftimeve zyrtare është i detyrueshëm kur:
anjoftimi i drejtohet një grupi personash, anëtarët e të cilit janë ose mund të përcaktohen individualisht mbi bazën e karakteristikave të përgjithshme dhe çdo formë tjetër njoftimi vlerësohet si e pamundur apo e papërshtatshme; ose
bparashikohet shprehimisht në ligj.
2Neni 162, pika 5, e këtij Kodi, zbatohet për aq sa është e mundur edhe për botimin zyrtar.
3Përveçse kur parashikohet ndryshe në ligj, njoftimi, sipas këtij neni, vlerësohet i kryer brenda 10 ditëve nga data e botimit.