1Akti administrativ mund të ekzekutohet vetëm pasi ka hyrë në fuqi.
2Akti administrativ fillon të ekzekutohet:
apas përfundimit të afatit të ankimit administrativ, nëse nuk është bërë ankim;
bpas njoftimit të aktit administrativ, në qoftë se ankimi administrativ nuk lejohet;
cpas njoftimit të aktit administrativ, në qoftë se, sipas ligjit, ankimi administrativ nuk ka efekt pezullues;
çpas njoftimit të vendimit për heqjen e efektit pezullues të ankimit, në përputhje me nenin 133 të këtij Kodi;
dpas njoftimit të vendimit që zgjidh ankimin, nëse ky i fundit e ka refuzuar apo nuk e ka pranuar apelimin.
3Vendimi organit publik, i cili ndryshon aktin e ankimuar, bëhet i ekzekutueshëm pasi i njoftohet palës.