1Përveç rasteve të ekzekutimit të menjëhershëm, të parashikuara në nenin 179, të këtij Kodi, organi publik nuk mund të kryejë asnjë veprim ekzekutimi përveçse në zbatim të një akti administrativ, i cili është bërë i ekzekutueshëm sipas këtij Kodi.
2Ekzekutimi i akteve administrative realizohet me mënyrën dhe mjetet e ekzekutimit, të cilat garantojnë ekzekutimin, duke shkaktuar dëmin më të vogël të mundshëm ndaj të drejtave dhe interesave të ligjshëm të subjektit, ndaj të cilit kryhet ekzekutimi.