1Detyrimet jofinanciare janë ato detyrime që kanë të bëjnë me kryerjen e një veprimi, lejimin e kryerjes së një veprimi apo ndalimin e kryerjes së një veprimi nga subjekti i ekzekutimit, me përjashtim të pagesës në të holla.
2Ekzekutimi i detyrueshëm i detyrimeve jofinanciare kryhet nëpërmjet njërit prej instrumenteve të ekzekutimit, të parashikuara në nenet 176 deri në 178 të këtij Kodi.