1Organi publik kompetent për ekzekutimin mund të ngarkojë një person të tretë për përmbushjen e detyrimeve jofinanciare nëse:
adetyrimi jofinanciar është një veprim i një natyre të tillë, që mund të përmbushet nga një person i tretë;
bsubjekti i ekzekutimit nuk e ka përmbushur apo e ka përmbushur pjesërisht detyrimin jofinanciar.
2Përmbushja e detyrimit nga personi i tretë bëhet me shpenzimet e subjektit të ekzekutimit.
3Organi publik kompetent për ekzekutimin llogarit shpenzimet dhe urdhëron subjektin e ekzekutimit të depozitojë paraprakisht shumën e nevojshme për mbulimin e tyre.
4Detyrimi, sipas pikës 3, të këtij neni, ekzekutohet në përputhje me rregullat për ekzekutimin e detyrimeve financiare, nëse subjekti I ekzekutimit nuk e depoziton shumën e shpenzimeve të ekzekutimit.