1Nëse përmbushja e detyrimit jofinanciar nuk mund të arrihet, sipas parashikimeve të nenit 176, të këtij Kodi, dhe subjekti i ekzekutimit nuk e ka përmbushur plotësisht ose pjesërisht këtë detyrim, organi publik kompetent zbaton forcërisht detyrimin jofinanciar, në përputhje me dispozitat e këtij Kodi dhe legjislacionin në fuqi.
2Policia e Shtetit mbështet organin publik për ekzekutimin e detyrimeve jofinanciare, sipas pikës 1 të këtij neni.