1Ekzekutimi i vendimeve të ndërmjetme, në zbatim të nenit 67, të këtij Kodi, që parashikon detyrime jofinanciare, kryhet në përputhje me dispozitat e neneve 176 dhe 177, të këtij Kodi, edhe përpara bërjes së aktit të ekzekutueshëm.
2Njoftimi i ekzekutimit, në rastin e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, është pjesë e aktit që urdhëron marrjen e masës përkatëse.
3Detyrimet, sipas vendimeve të ndërmjetme, ekzekutohen brenda 3 ditëve nga nxjerrja e aktit.