1Procedura administrative fillon kryesisht ose me kërkesë.
2Fillimi i procedurës kryesisht është në diskrecionin e organit publik. Organi publik është i detyruar të fillojë procedurën administrative kryesisht kur:
aligji ose akti nënligjor parashikon fillimin e procedurës;
bsituata faktike është e tillë që organi publik duhet të fillojë procedurën administrative për mbrojtjen e interesit publik.
3Procedura administrative konsiderohet e filluar:
ame kryerjen e çdo veprimi procedural nga organi publik në rastin e procedurës së filluar kryesisht; ose
bme paraqitjen e kërkesës përpara organit publik, në rastin e procedurës së filluar me kërkesë.