1Në rastet kur procedura administrative fillohet nga organi i publik, ky i fundit njofton të gjitha palët në proces për fillimin e veprimeve.
2Njoftimi, sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet me shkrim apo në një takim me palën dhe përmban këto të dhëna:
aadresën postare dhe/ose elektronike të organit publik, që zhvillon procedurën dhe nëpunësin përgjegjës për të;
binformacion lidhur me kompetencën e organit publik, qëllimin e procedurës dhe çështjet për të cilat do të merren vendime;
cpalët në procedurën administrative;
çinformacion për të drejtën e njohjes së dosjes dhe zyrën ose vendin ku mund të njihet dosja;
dinformacion për të drejtën e palës për të dëgjuar, mënyrat dhe afatin e ushtrimit të kësaj të drejte;
dhdatën e fillimit të procedurës dhe afatin brenda të cilit do të merret dhe njoftohet vendimi përfundimtar, në rast se zbatohet një afat i tillë.
3Kur njoftimi bëhet me takim, organi publik mban procesverbal për dokumentimin e veprimit të kryer.
4Organi publik nuk është i detyruar të komunikojë me palët në rastet kur çështja është “Sekret shtetëror”, sipas klasifikimeve të bëra me ligj ose kur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme komunikimi mund të cenojë efektivitetin e procedurës administrative.