KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 59: Paraqitja e kërkesës

1Kërkesa paraqitet drejtpërdrejt në organin publik kompetent ose në çdo zyrë apo degë të tij. Kërkesa drejtuar një organi publik qendror mund të paraqitet edhe në çdo prefekturë, në territorin e së cilës pala ka vendqëndrimin, nëse organi publik qendror nuk ka zyrë ose degë në atë territor.

2Kërkesa mund të paraqitet edhe në përfaqësitë diplomatike, zyrat konsullore të Republikës së Shqipërisë, në shtetin ku pala ka vendqëndrimin apo vendbanimin e saj.

3"Zyrat, degët, prefektura, përfaqësitë diplomatike apo zyrat konsullore ia dërgojnë pa vonesë kërkesën dhe, në çdo rast, brenda 48 orëve nga paraqitja e saj, organit publik kompetent dhe njoftojnë kërkuesin."

4Personat që shërbejnë në Forcat e Armatosura mund ta paraqesin kërkesën e tyre në komandën përkatëse ku kryejnë shërbimin, ndërsa personat e ndaluar apo që ekzekutojnë dënimin penal me burgim mund ta paraqesin atë pranë institucionit ku gjenden të ndaluar ose ku ekzekutojnë dënimin penal me burgim.

5Në përputhje me pikat 1 deri në 4, të këtij neni, kërkesa mund t’i paraqitet drejtpërdrejt organit publik brenda orarit zyrtar. Për paraqitjen e kërkesave verbale, organi publik mund të caktojë një orar të posaçëm brenda orarit zyrtar. Orari i posaçëm nuk është i zbatueshëm kur paraqitja e kërkesës lidhet me ndonjë afat që ecën në dëm të kërkuesit.

6Kërkesa me shkrim mund të dërgohet edhe me postë të porositur, mjete elektronike ose faks, drejtpërdrejt në adresën përkatëse zyrtare të organit kompetent, të cilit i drejtohet ose në kutinë postare të organit publik. Kërkesat urgjente mund të bëhen edhe me telefon, nëse është e mundur, sipas natyrës së kërkesës.

7Këshilli i Ministrave përcakton me vendim organet publike dhe procedurat administrative, në të cilat paraqiten kërkesat me mjete elektronike dhe kërkesat teknike përkatëse. Kërkesat teknike duhet të jenë jodiskriminuese dhe t’i referohen produkteve dhe teknologjive përgjithësisht të disponueshme dhe ndërvepruese me produktet e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit në përdorim të përgjithshëm. Çdo organ publik publikon kërkesat teknike në faqen e tij zyrtare të internetit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment