1Marrja e kërkesës regjistrohet në organin publik ku paraqitet, sipas rendit kronologjik të paraqitjes në një regjistër të posaçëm. Regjistri i kërkesave për fillimin e procedurës administrative përmban informacionin e mëposhtëm:
anumrin e kërkesës;
bdatën e dorëzimit;
cobjektin e kërkesës;
çnumrin dhe emërtimin e dokumenteve që i bashkëngjiten kërkesës; dhe
didentitetin dhe adresën e kërkuesit.
2Nëse dy ose më shumë kërkesa mbërrijnë me të njëjtën dërgesë postare pranë organit publik, ato konsiderohen të depozituara pranë këtij organi, në të njëjtën kohë.
3Personit që paraqet kërkesën, në çdo rast, i lëshohet një vërtetim që konfirmon faktin e pranimit të kërkesës, objektin e saj, datën dhe listën e dokumenteve të bashkëlidhura, nëse ka të tilla. Depozitimi me postë të porositur vërtetohet nga dokumenti postar që duhet të përmbajë të njëjtat të dhëna
4Me kërkesë të personit, në rastin e dërgimit të kërkesës me mjete elektronike ose faks, vërtetimi sipas pikës 3, të këtij neni, i dërgohet pa vonesë në të njëjtën adresë dhe me të njëjtat mjete, me të cilat është kryer dërgimi.