KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 64: E drejta e plotësimit, ndryshimit dhe e tërheqjes së kërkesës

1Një palë që ka dorëzuar një kërkesë mund ta plotësojë ose ndryshojë atë, vetëm kur qëllimi i kërkesës së ndryshuar bazohet në të njëjtën situatë faktike si kërkesa fillestare.

2Një palë, me anë të një kërkese me shkrim, mund të tërhiqet tërësisht ose pjesërisht nga procedura administrative dhe të heqë dorë nga të drejtat dhe interesat e saj ligjorë, përveç rasteve kur kjo ndalohet me ligj. Ndryshimi apo tërheqja e kërkesës mund të kryhet në çdo kohë, për sa kohë që organi publik nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Pas tërheqjes së një pale, organi publik vendos përfundimin e procedurës administrative. Në këtë rast, organi publik njofton palët e tjera, nëse ka.

3Vendimi i organit publik për t’i dhënë fund procedurës administrative, pas tërheqjes së njërës prej palëve, mund të ankimohet nga çdo palë tjetër

4Tërheqja e një pale nuk çon në përfundimin e procedurës administrative, në rast se organi publik vlerëson se vazhdimësia e procedurës është në interes publik ose në interesin e ligjshëm të palëve të tjera.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment