KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 69: Pajtimi i palëve

1Gjatë gjithë zhvillimit të një procedure administrative me palë kundërshtare, nëpunësi përgjegjës i organit publik duhet të përpiqet t’i pajtojë palët në procedurë, kur e lejon natyra e çështjes.

2Akti i pajtimit mes dy ose më shumë palëve në një procedurë administrative bëhet në formë të shkruar dhe pasi të lexohet dhe të nënshkruhet nga palët bëhet i plotfuqishëm. Një kopje e këtij akti u jepet palëve në procedurë.

3Akti i pajtimit mes dy ose më shumë palëve në një procedurë administrative ka efekt të njëjtë më atë të aktit administrativ.

4Organi kompetent publik nuk pranon pajtim mes palëve në procedurë në qoftë se pajtimi është në dëm të interesit publik ose në dëm të interesave të ligjshëm të personave të tjerë fizikë dhe juridikë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment