KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 70: Vendimmarrja e përbashkët e organeve publike

1Kur sipas ligjit, dy ose më shumë organe publike vendosin për një çështje administrative, në kuadër të një procedure administrative të vetme, ato përcaktojnë me marrëveshje organin që do të nxjerrë aktin administrativ të përbashkët, i cili përfshin edhe vendimin e organit tjetër.

2Pavarësisht parashikimeve të pikës 1, të këtij neni, secili prej organeve të përfshira merr vendimin, në përputhje me kompetencën përkatëse.

3Nëse, sipas ligjit, vendimmarrja e një organi publik bazohet në një pëlqim paraprak, konfirmim, miratim ose mendim të një organi tjetër publik, ky i fundit vendos dhe njofton organin publik brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, përveç rasteve kur ligji parashikon një afat të ndryshëm.

4Nëse organi publik, të cilit i lind detyrimi për të dhënë pëlqimin, konfirmimin, miratimin apo mendimin e nevojshëm për miratimin e aktit, nuk përgjigjet brenda afatit të parashikuar në pikën 3, të këtij neni, prezumohet se qëndrimi i tij është pozitiv.

5Përveç kur parashikohet ndryshe në ligj, mosmarrëveshjet lidhur me pikën 1, të këtij neni, zgjidhen sipas nenit 27 të këtij Kodi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment