KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 71: Ndihma administrative

1Organi publik, mund t’i kërkojë ndihmë administrative një organi tjetër publik, për kryerjen e një apo disa veprimeve të nevojshme, në kuadër të një procedure administrative.

2Ndihma administrative kërkohet në rastet kur:

apër arsye të ligjshme, organi kërkues nuk mund t’i kryejë vetë këto veprime;

bkryerja e veprimeve nga organi kërkues nuk është efektive apo kostot për kryerjen e tyre janë shumë më të larta, në krahasim me koston e kryerjes së tyre nga organi tjetër;

cështë e nevojshme njohja me dokumente, fakte, apo mjete të tjera të provës, në administrim të organit tjetër.

3Përveç kur parashikohet ndryshe në ligj, organi publik mund ta zgjedhë organin të cilit i kërkon ndihmë, duke vlerësuar koston dhe efektivitetin.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment