1"Organi, të cilit i kërkohet ndihma administrative, nuk mund ta refuzojë atë, me përjashtim të rasteve të pamundësisë objektive për kryerjen e veprimeve të kërkuara. Në këtë rast, organi kërkues njoftohet menjëherë dhe në çdo rast jo më vonë se 2 ditë nga marrja e kërkesës për ndihmë administrative."
2"Mosmarrëveshja ndërmjet dy organeve zgjidhet nga organi epror i organit të cilit i kërkohet ndihmë. Në rastet kur ky organ nuk ekziston, veprimi kryhet nga organi që kërkon ndihmën administrative."