KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 77: Parimi i hetimit kryesisht

1Organi publik heton kryesisht të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha rrethanat e nevojshme për zgjidhjen e çështjes.

2Organi publik përcakton, në mënyrë të pavarur, llojin, qëllimin dhe shtrirjen e hetimit administrativ, si dhe vlerëson nëse një fakt apo rrethanë është i nevojshëm për zgjidhjen e çështjes.

3Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, dokumentet që vërtetojnë akte, fakte, cilësi apo gjendje subjektive, të nevojshme për zhvillimin e hetimit administrativ, administrohen kryesisht nga organi që zhvillon procedurën administrative, kur janë në administrim të tij apo të organeve të tjera publike. Organi publik mund t’i kërkojë palës vetëm elementet e nevojshme për identifikimin e tyre.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment