1Përpara se të merret vendimi përfundimtar, organi publik, përveç rasteve të parashikuara nga neni 64, i këtij Kodi, njofton palën lidhur me të drejtën e saj për t’u dëgjuar.
2Njoftimi, sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet me shkrim, apo në një takim me palën, dhe përmban këto të dhëna:
aorganin publik që zhvillon procedurën dhe nëpunësin publik përgjegjës;
bpalët e përfshira;
cinformacion për të drejtën e inspektimit të dosjeve dhe zyrës dhe vendin ku kjo mund të ushtrohet;
ç provat e administruara, rezultatet e hetimit, si dhe rezultatet e pritshme të procedurës administrative dhe motivimin përkatës;
dinformacionin për të drejtën e palës për t’u dëgjuar dhe mënyrën dhe afatin e ushtrimit të kësaj së drejte;
dhdatën e fillimit të procedurës dhe afatin kohor, brenda të cilit do të merret dhe njoftohet vendimi, në qoftë se një afat i tillë është i zbatueshëm.
3Afati i parashikuar sipas shkronjës “dh”, të pikës 2, të këtij neni, nëse nuk parashikohet nga ligji ose aktet nënligjore, përcaktohet nga organi publik, në përputhje me nenin 53 të këtij Kodi.