1Procedura administrative mund të mbyllet pa njoftuar dhe pa i dhënë mundësinë palës për t’u dëgjuar, vetëm në rastet e mëposhtme:
amarrja e vendimit përfundimtar është urgjente, për shkak të dëmit që mund t’i shkaktohet për shkak të vonesës interesit publik;
bpalët kanë paraqitur paraprakisht mendimet, komentet dhe shpjegimet e plota gjatë procedurës administrative;
cgjatë zhvillimit të procedurës administrative rezulton qartë se vendimi do të jetë tërësisht në favor të palës;
çnë një procedurë administrative që bazohet në një procedurë konkurruese publike; ose kur
dështë parashikuar shprehimisht me ligj.