1Procedura administrative, e nisur me kërkesë, përfundon me një vendimmarrje përfundimtare për çështjen, përkatësisht një akt administrativ apo një kontratë administrative. Në vendimin përfundimtar për çështjen, organi publik vendos për të gjitha çështjet e ngritura nga palët gjatë procedurës dhe që nuk kanë marrë zgjidhje gjatë tij.
2Përfundimi i procedurës administrative, të nisur kryesisht, është në diskrecion të organit publik, përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji.
3Procedura administrative, e nisur me kërkesë apo kryesisht, deklarohet e përfunduar pa një vendim përfundimtar për çështjen, në rastet e parashikuara në nenet 93-96 të këtij Kodi. Deklarata e përfundimit të procedurës administrative, pa një vendim përfundimtar për çështjen, përbën akt administrativ.