1Brenda 15 ditëve nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit, gjyqtarët e interesuar shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
2Shprehja e interesit mund të bëhet në adresën elektronike të përmendur në thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit ose në adresën postare të Gjykatës së Lartë.
3Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin të paktën dokumentet e mëposhtme:
ajetëshkrimin e përditësuar;
bdeklaratat individuale të gjyqtarëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht;
cformularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
çnjë platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
dnjë deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991;
dhnjë deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;
einformacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion të të interesuarve një formular tip për dhënien e këtij informacioni;
ëlistën e personave të lidhur, të përcaktuar në ligjin për “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.