1Jo më vonë se 4 muaj nga data e mbarimit të mandatit të anëtarëve gjyqtarë në detyrë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
2Kuvendi mund t’i drejtojë Kryetarit të Gjykatës së Lartë një kujtesë lidhur me detyrimet e tij, sipas pikës 1, të këtij neni, dhe çdo informacion tjetër që e gjykon të nevojshëm, për datën e fillimit të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve dhe kalendarin e veprimeve.
3Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare dhe elektronike ku duhet të dorëzohet shprehja e interesit dhe dokumentet që duhet të shoqërojnë atë.
4Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë dhe i dërgohet të gjithë gjyqtarëve në adresën elektronike zyrtare.