PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 11: Verifikimi i plotësimit të kushteve ligjore

1Brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e shprehjeve të interesit, nën përgjegjësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, administrata e Gjykatës së Lartë verifikon plotësimin e kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, dhe shpall zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

2Vendimi për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore të parashikuara në nenin 7, pikat 2 dhe 4, merret nga Komisioni i Kualifikimit, i përbërë nga Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe dy gjyqtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë të zgjedhur me short nga radhët e atyre që nuk kandidojnë. Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Kualifikimit organizohet nën përgjegjësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

3Kandidatët e përjashtuar njoftohen menjëherë, individualisht dhe në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit.

4Në qoftë se nuk ka kandidatë për një ose më shumë nga nivelet e gjyqësorit që duhet të përfaqësohen në Këshillin e Lartë Gjyqësor, sipas përcaktimeve të nenit 147, të Kushtetutës dhe të këtij ligji, Kryetari i Gjykatës së Lartë bën një thirrje të dytë jo më vonë se 3 ditë nga dita kur shpallen kandidaturat në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Në këtë rast afati për paraqitjen e shprehjeve të interesit është 15 ditë nga dita e shpalljes së thirrjes së dytë.

5Në qoftë se edhe pas thirrjes së dytë nuk paraqiten kandidatë nga shkallët e papërfaqësuara të gjyqësorit, zgjedhja e tyre bëhet me short nga radhët e gjyqtarëve që kanë kandiduar për vendin vakant. Çdo kandidat që përmbush kriteret për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit dhe kriteret për t’u ngritur në detyrë ose për t’u transferuar në shkallët e papërfaqësuara të gjyqësorit, ka të drejtë të kandidojë për vendin vakant përkatës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment