PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 104: Procedura disiplinore

1Shkeljet disiplinore të anëtarit të Këshillit të Lartë Prokurorisë hetohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në bazë të procedurave dhe rregullave të ligjit, të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2Gjykata Kushtetuese shqyrton ankimet kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose mbylljen e hetimit ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

3Gjykata Kushtetuese vendos pezullimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në rastet e parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

4Procedura disiplinore ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos në bazë të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment