PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 105: Zgjedhja e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kushtet për t’u zgjedhur

1Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve zgjedh 6 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas raportit të mëposhtëm:

atre prej të zgjedhurve janë prokurorë të shkallës së parë. Së paku 1 prej tyre është prokuror në një prokurori pranë gjykatës të shkallës së parë jashtë Tiranës;

bdy prej të zgjedhurve janë prokurorë të prokurorive pranë gjykatave të apelit, duke përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Së paku 1 prej tyre është prokuror në një prokurori pranë një gjykate apeli jashtë Tiranës;

cnjë prej të zgjedhurve është prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

2Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

anë kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e prokurorit për të paktën 10 vjet;

bnë kohën e kandidimit, nuk duhet të jenë drejtues të një zyre prokurorie ose anëtarë të organeve drejtuese të grupeve të interesit, të tilla si shoqata prokurorësh, sindikata prokurorësh etj.;

ctë jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të etikës dhe veprimtarisë profesionale;

çtë mos kenë masë disiplinore në fuqi;

dtë mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

dhtë mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

etë mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

ënë kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.

3Çdo prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme që plotëson kushtet ligjore të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, ka të drejtë të kandidojë.

4Çdo prokuror i shkallës së parë dhe i apelit që plotëson kushtet ligjore të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, dhe që siguron mbështetjen e së paku 10 kolegëve nga e njëjta shkallë e prokurorisë ka të drejtë të kandidojë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment