1Jo më vonë se 4 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë në detyrë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
2Kuvendi mund t’i drejtojë Prokurorit të Përgjithshëm një kujtesë lidhur me detyrimet e tij, sipas pikës 1, të këtij neni, dhe çdo informacion tjetër që e gjykon të nevojshëm, për datën e fillimit të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve dhe kalendarin e veprimeve.
3Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare dhe elektronike, ku duhet të dorëzohet shprehja e interesit, dhe dokumentet që duhet të shoqërojnë atë.
4Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme dhe u dërgohet të gjithë gjyqtarëve në adresën elektronike zyrtare.