PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 108: Paraqitja dhe shqyrtimi i shprehjes së interesit

1Brenda 15 ditëve nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit, prokurorët e interesuar shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm.

2Shprehja e interesit mund të bëhet në adresën elektronike të përmendur në thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit ose në adresën postare të Prokurorisë së Përgjithshme.

3Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin të paktën dokumentet e mëposhtme:

ajetëshkrimin e përditësuar;

bdeklaratat individuale të prokurorëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht;

cformularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

çnjë platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

dnjë deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991;

dhnjë deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

einformacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton dhe vë në dispozicion të të interesuarve një formular tip për dhënien e këtij informacioni;

ëlistën e personave të lidhur, sipas kuptimit të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment