1Ankimet kundër vendimeve për përjashtimin e kandidatëve për shkelje të rënda procedurale, bëhen në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit.
2Gjykata Administrative e Apelit vendos brenda 7 ditëve nga dita e depozitimit të ankimit. Vendimi i saj është përfundimtar dhe i formës së prerë.
3Ankimi nuk pezullon zhvillimin e procedurës së vlerësimit dhe të verifikimit paraprak të kryer nga Komisioni i Kualifikimit, sipas nenit 11 të këtij ligji.