1Jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit.
2Thirrja e Mbledhjes së Përgjithshme për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit bëhet përmes shpalljes në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, i dërgohet secilit prokuror në adresën elektronike zyrtare dhe në çdo mënyrë tjetër të përshtatshme.
3Thirrja e Mbledhjes së Përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit tregon datën, vendin dhe orën e mbledhjes.
4Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit është pika e vetme në rendin e ditës së Mbledhjes së Përgjithshme.