1Ankimet kundër vendimeve për përjashtimin e kandidatëve vetëm për shkelje të rënda procedurale bëhen në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit.
2Gjykata Administrative e Apelit vendos brenda 7 ditëve nga dita e depozitimit të ankimit. Vendimi i saj është përfundimtar dhe i formës së prerë
3Ankimi nuk pezullon zhvillimin e procedurës së vlerësimit dhe të verifikimit paraprak të kryer nga komisioni i kualifikimit, sipas nenit 109 të këtij ligji.