1Pjesëmarrja në Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është e detyrueshme.
2Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zhvillohet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të prokurorëve.
3Numri i pjesëmarrësve në Mbledhjen e Përgjithshme shënohet në një listë emërore të nënshkruar nga të gjithë të pranishmit.