PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 113: Thirrja e Mbledhjes së Përgjithshme nga anëtarët

1Në qoftë se në përfundim të afatit të parashikuar në nenin 111, pika 1, të këtij ligji, nuk është thirrur ende Mbledhja e Përgjithshme për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ajo mund të thirret menjëherë nga një e dhjeta e numrit të përgjithshëm të prokurorëve.

2Kërkesa e tyre për thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme dorëzohet në administratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

3Me paraqitjen e kërkesës, Sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme njofton menjëherë prokurorët, duke përcaktuar në njoftim datën, vendin dhe orën e mbledhjes. Njoftimi i dërgohet secilit prokuror në adresën elektronike zyrtare.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment