1Jo më vonë se 15 ditë nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit, avokatët e interesuar shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.
2Shprehja e interesit mund të bëhet në adresën elektronike të përmendur në thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit dhe/ose në adresën postare të Avokatit të Popullit.
3Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
ajetëshkrimin e përditësuar;
bnjë platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
cformularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
çnjë deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut të vitit 1991;
dnjë deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimit sekret;
dhdokument konfirmues për plotësimin e kushteve nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë që tregon se kandidati i plotëson kushtet e parashikuara në shkronjat “c” deri në “e”, të nenit 117, të këtij ligji;
eçdo dokument tjetër që vërteton plotësimin e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 117 të këtij ligji.