1Jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor në detyrë, Kryetari i Gjykatës së Lartë thërret Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit.
2Thirrja e Mbledhjes së Përgjithshme për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit bëhet përmes shpalljes në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, i dërgohet secilit gjyqtar në adresën elektronike zyrtare dhe në çdo mënyrë tjetër të përshtatshme.
3Thirrja e Mbledhjes së Përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit tregon datën, vendin dhe orën e mbledhjes.
4Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit është pika e vetme në rendin e ditës së Mbledhjes së Përgjithshme.